E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet fajtor mjeku britanik me origjine irakene

Nje mjek i sherbimit shendetesor kombetar ne Britanine e Madhe eshte shpallur fajtor per faktin se ka planifikuar atentatet qe u kryen ne Londer e Glasgou ne vitin 2007. Mjeku ne fjale eshte me origjine irakiane por ka lindur ne Britani. Nderkohe mesohet se nga kjo akuze eshte cliruar nje tjeter mjek per te cilin dyshohej te kishte kryer te njejtin krim. Ne Londer ne qershor te vitit 2007 2 automjete te mbushura me eksploziv te pergatitur ne menyre artizanale nuk munden te shperthenin ne zonen e WEST END por per shkak te tyre qendra e kryeqytetit u bllokua dhe paniku mbreteroi per shume kohe. Nje dite me vone nje Xhip i mbushur me bombola gazi u perplas ne nje terminal te aeroportit te Gllasgout.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›