“Drejtësia vonon por s’harron”, Rama nga Berati ‘thumbon’ Berishën, Metën dhe Kryemadhin: Po u dalin offshoret për të cilat më akuzonin mua…
Kryeministri Edi Rama ështën dalur në qytetin e Beratit ku dhe ka zhvilluar një takim me banorët e kësaj zone.
Gjatë fjalës së tij Rama ka theksuar edhe njëherë që ajo çfarë i ka bërë bashkë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, janë problemet që kanë me drejtësinë.
Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se drejtësia në Shqipëri edhe pse ka vonuar nuk do të harrojë, duke “thumbuar” deputeten e PL-së, Monika Kryemadhin, për të cilën më herët u publikuar të dhëna sipas të cilave provohej se ajo zotëronte një kompani offshore, mirëpo këto akuza janë kundërshtuar nga Kryemadhi.
“Ata i bashkon një tmerr i madh, sepse drejtësia vonon por nuk harron,. Drejtësia në Shqipëri ka vonuar kaq shumë sa na ka bërë të tërëve të dyshuar që e vonojnë me qëllim. Por ama drejtësia e vonuar në Shqipëri ka çdo ditë e më pak shanse të harrojë.
Loja është gjithmonë e më e ngushtë për ata të na tregonin offshoret. Dhe unë u thoja këtyre, më duket se i kanë këta, se nuk mund ta akuzosh dikë për dicka që nuk e ke bërë vetë, pa prova, se nuk të shkon mendja. Po nuk pate bërë trafik droge, nuk i thua dot tjetrit trafikant, po nuk pate vrarë vetë, nuk i thua dot vrasës, ose nëse nuk e ke bërë, je në gjendje ta bësh nëse do jesh në atë pozicion. Kur na dolën ato offshoret, dhe prisni se janë si ato shishet me letra që hidheshin nga anijet e mbytura. Janë shishet e para që po nxjerr anija e mbytur atje”, tha Rama.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
