E Diel, 1 Nëntor 2026

DETAJE: Si u arrestua vrasësi portugez i Nikulajt në Rabat të Marokut, ndodhej në...

DETAJE: Si u arrestua vrasësi portugez i Nikulajt në Rabat të

Detaje të reja janë mësuar mbi arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Ruben Saraiva dyshohet se ka shkuar në Marok me dokumente false.

Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut, Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente apo armë.

Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për të bërë ekstradimin drejt vendit tonë ku do të përballet me akuzën e vrasjes, të kryer në bashkëpunim.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha disa ditë pas ngjarjes se ekzekutimi i Nikulajt është bërë për motive gjakmarrjeje.

“Ju bëra të qartë klasifikimin, që ka të bëjë me vrasje me paramendim për çështjeje gjakmarrjeje. Autorët pas kryerjes së krimit kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Nga hetimet, jemi para një organizmi pasi kemi të bëjmë me shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë si vizitorë në Shqipëri dhe tani i qëndrojmë parime që krimit nuk njeh kufi”, tha Rrumbullaku.

Edmond Haxhia dyshohet se është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulaj. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›