E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Drejtonte mjetin i dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësin e policisë, arrestohet 63 vjeçari në Tiranë

Një 63 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është konstatuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Përveç kësaj vepre penale, ky shtetas tentoi të korruptonte efektivin  e policisë me 2000 lekë të reja.

“Xh. H., 63 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Pas konstatimit ky shtetas i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinjë, me qëllimin shmangien e ndëshkimit ligjor.”, njofton policia.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›