E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Një 23-vjeçar është vënë në pranga në flagrancë pasi u kap duke drejtuar automjetin në aksin “Tiranë–Durrës” pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë ndalimit nga shërbimet e Policisë Rrugore, i riu shfaqi sjellje të dyshimta, çka çoi në kryerjen e testit me aparatin drogëtestues. Testi rezultoi pozitiv për përdorim të lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. T., 23 vjeç, u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Sipas policisë, gjatë muajve janar dhe shkurt janë arrestuar edhe dy drejtues të tjerë që janë kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Rrugore apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo të substancave narkotike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›