E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënoi punonjësit dhe dëmtoi kompjuterat, Gjykata e Durrësit lë në qeli ish-drejtorin e AKU-së

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e AKU në Durrës, Elton Varaku.

Në seancën e zhvilluar sot në mëngjes për vlerësimin  masës së sigurisë, gjykata e cilësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij.

Në seancë Elton Varaku ka kërkuar falje, ndërsa avokati i tij është shprehur se ishte një reagim i çastit. Ai akuzohet nga prokuroria për shkatërrim prone dhe kanosje.

Arrestimi i ish drejtorit të AKU-së ndodhi ditën e premte, kur në drejtorinë e AKU-së mbërrin urdhri për pezullimin e tij nga detyra.

Pasi ka marë dijeni për këtë urdhër, ai është rikthyer në mjediset e punës shkatërruar kompjutera dhe objekte të ndryshme pune në laboratorin që gjendet në godinën e AKU-së në Shkozet. Ai ka përdorur gjithashtu gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›