E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drejtori i CIA-s Leon Paneta do te emerohet ne krye te Pentagonit

Media amerikane njofton se presidenti Barak Obama do te emeroje drejtorin e CIA-s Leon Paneta si kreun e Departamentit te Mbrojtjes.

Lajmet bejne te ditura se gjenerali i ushtrise David Petraeus i cili drejton operacionet ushtarake ne Afganistan do te zevendesoje zotin Paneta ne pozicionin e drejtorit te CIAs.

Media thote gjithashtu se diplomati veteran Ryan Crocker pritet te emerohet ambasadori i ardhshem amerikan ne Afganistan.

Te gjitha keto poste duhet te konfirmohen nga senati.

Sekretari i tanishem i Mbrojtjes Robert Gates pritet te largohet nga ky post kete vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›