E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e Bardhe publikon certifikaten e lindjes te Presidentit Obama

Presidenti Obama tha se Shtepia e Bardhe ka publikuar sot ne faqen e saj ne internet certifikaten e tij te lindjes te plote ngaqe ajo eshte vene ne pikepyetje kohet e fundit duke shperqendruar vemendjen e publikut nga ceshtje te rendesishme.

Presidenti tha se vendi ndeshet me sfida te jashtezakonshme dhe se ai ka gjera te tjera per te bere ne vend qe te merret me theniet qe ai i cilesoi budallalleqe si psh se ai nuk ka lindur ne Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama tha se edhe pas publikimit te ketij informacioni ai eshte i bindur se perseri do te kete disa njerez te cilet do te vazhdojne me spekullime.

Ne certifikaten e publikuar sot thuhet qe Presidenti Obama ka lindur me 4 gusht te vitit 1961 ne shtetin amerikan te Hawait ishull ne Oqeanin Paqesor.

Nje grup personash thone se Presidenti nuk ka dhene prova te mjaftueshme se ka lindur ne Shtetet e Bashkuara nje kusht per tu zgjedhur President.

Mes tyre eshte biznesmeni Donald Trump i cili kryeson anketimet si kandidati i mundshem per president i Partise Republikane ne zgjedhjet e 2012. Tani zoti Trump po thote se ishte merite e tij qe Presidenti Obama u detyrua te publikonte certifikaten e lindjes.

Gjate fushates per zgjedhjet e kaluara presidenciale ne vitin 2008 zoti Obama publikoi nje variant te shkurter te certifikates se tij te lindjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›