E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Teatrit Kombëtar:I besova "shtrigës" te historia e Borëbardhës

Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, përmes një statusi në rrjetin social, i është përgjigjur akuzave për korrupsion të ish- kryeministrit Berisha.

“Të nderuar miq! Mbrëmë në darkë në emisionin "Studio e Hapur" ish kryeministri Sali Berisha ka përmendur emrin tim si të korruptuar (o zot i madh më në fund e kuptova që qenkam), sepse po luaj një rol në shfaqjen "Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit" në Teatrin Kombëtar, e kështu për rrjedhojë po ndaj para me regjisorin Arben Kumbaro, vëllain e Ministres së Kulturës”- ka ironizuar drejtori Çuli.

Çuli u kujdes të sqaronte opinionin publikun për atë çfarë ndodh me projektet në Teatrin Kombëtar.

“Në Teatrin Kombëtar nga 6 projekte të gjashtë regjisorëve të ndryshem, ka një projekt dhe një nga regjisorët me të mirë shqiptarë, që quhet Arben Kumbaro. Djalli ta marrë, meqë Arbeni është vëllai i ministres, sipas Saliut, edhe pse është një regjisor i shkëlqyer nuk duhet ta ushtrojë më profesionin”- shkruan më tej Hervin Çuli.

Çuli e përmbylli komentin e tij me pendesën se dikur i kishte besuar “shtrigës te historia me Borëbardhën.”

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›