Drejtori i arrestuar i stadiumit ska realizuar votat për Bashën në njësinë 8
(E PERDITESUAR)- Pas arrestimit të drejtorit të stadiumit Qemal Stafa, Gazmend Sollaku duket se qëndrojnë mosmarrëveshje politike. Sipas policisë, Sollaku është arrestuar për shkak se ka marrë ryshfet për dhënien e një ambienti, por gjithçka mund të jetë një kurth, pasi Gazmend Sallaku ishte kryetar seksioni i PD në njësin nr 8 ku ai kishte premtuar se do të siguronte vota për Bashën në zgjedhjet e fundit. Të pakënaqur me premtimin qe u kish dhene z. Gazmend Sallaku se do te siguronte ne njesine 8 rreth 3 mije – 3 mije e peseqind vota per kandidatin Lulzim Basha, vete Partia Demokratike e ka ndeshkuar dhe ngritur keto kurthe. Dëshmitarë okularë i konfirmuan gazetës Tema se z. Sallaku me detyre drejtor i Stadumit Q. Stafa dhe njekohesisht Kryetar i Seksionit te Partise Demokratike njesia 8, ne qendren e e numurimt te votave eshte ofenduar dhe kercenuar nga Z. Ferdinand Pone, ne sy te gjithe vezhguesve dhe pjesemarresve me fjalet: Te kam dhene nje thes me para, ku jane votat qe na kishe premtuar. Nuk eshte asapak e çuditshme që zoteria ne fjale ndodhet sot nen akuze dhe i arrestuar nga strukturat qe drejton Zoti Pone.
* * *
Policia e Tiranës ka arrestuar drejtorin e stadiumit Qemal Stafa, Gazmend Sollaku. Sipas policisë, Sollaku është arrestuar për shkak se ka marrë ryshfet për dhënien e një ambienti.
Arrestimi tij u bë pasi ky shtetas i ka kërkuar dhe i ka marrë një tjetër shtetasi si ryshfet shumën prej 150.000 lekësh të reja, në këmbim të dhënies me qera të një ambienti me sipërfaqe prej 80 m2, në pallatin e sportit Asllan Rusi.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave të mësipërme, si dhe kontrata e qerasë provizore e datës 15.08.2011, me një afat njëvjeçar, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Tashmë Sollaku do të procedohet penalisht për Korrupsion pasiv.