E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i deputetit: Jam doganier, por nuk kam marrë ryshfetin që thotë Tahiri

I biri i deputetit demokrat, Kosta Barka, ka reaguar në lidhje me një denoncim se ai është doganieri që ka marrë ryshfetin e denoncuar nga deputeti Sajmir Tahiri.

Deshiroj tju informoj me pergjegjesi ligjore dhe qytetare, se une, Emiliano Barka, doganier ne piken e kalimit kufitar Qafe Bote, nuk kam asnje lidhje me episodin e marrjes se rryshfetit nga doganieret, para disa ditesh ne kete pike kalimi kufitar, per te cilat ka shkruar edhe gazeta juaj. Ne momentin kur ndodhi ky episod, une isha duke kryer detyrat e mia, sipas pershkrimit te punes dhe nuk isha prezent ne ngjarje. Kjo vertetohet edhe nga kallzimi i bere ne Komisariatin e Policise Sarande. Gjithashtu, shpreh keqardhjen qe shtypi ka permendur edhe emrin e tim eti, deputetit Kosta Barka, duke implikuar ne kete episod edhe personalitetin dhe dinjitetin e tij, thuhet në reagimin e Emiliano Barkës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›