E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i azilit vjedh paratë e shurdhmemecit 70-vjeçar

Ish-drejtori i “Shtëpisë së të Moshuarve” në lagjen “Ali Demi”, shtetasi Resul Domi dërgohet në gjyq si i pandehur, pasi akuzohet për përvetësimin e shumës prej 4.1 milion lekëve të vjetra, të pensionit të moshës të 70-vjeçarit shurdhmemec me inicialet H.Z. që ishte strehuar në këtë qendër.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të “Shekullit” pranë institucionit të akuzës, ku prokurori i çështjes Ols Dado, ka mbyllur hetimet dhe e ka dorëzuar dosjen për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›