Mustafa: AAK bën keq nëse i bashkëngjitet PDK-së

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur bindjen se koalicioni PDK-AKK, nuk do të ofroi zgjidhje për ndryshimet në vend. Ai ka thënë se AAK, nuk po bënë mirë që po hynë në koalicion më PDK. Mustafa këto komente i bërë sot në një konferencë për media në selinë e LDK-së.
“AKK, nuk po bën mirë që po i bashkëngjittë PDK-së. Zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë e krijuar është mbajtja e zgjedhjeve”, tha Mustafa.
Sipas tij, LDK nuk do të jetë pjesë e as një koalicioni qeverisës në vend, tash për tash. “LDK, do të jetë në opozitë dhe nuk do ti bashkohemi as një partie. Do ta bojkotojmë presidentet, deri sa ajo ta respektoj marrëveshjen”.
Ai përsëriti se presidentja Jahjaga, por edhe PDK-ja duhet t’i hapin rrugë përcaktimit për zgjedhje të drejtpërdrejt të presidentit të shtetit dhe reformës së mirëfilltë kushtetuese e zgjedhore, si dhe respektimit të afateve të marrëveshjes Thaçi – Mustafa – Pacolli.
Kryetari,Mustafa nuk e ka kursyer as një fjalë, duke hedhur kritika në drejtim të qeverisjes së deritashme nga ana e PDK-së ne nivelin qendror. Ai qeverinë Thaçi e ka quajtur të korruptuar e të mbingarkuar më ministri. Sipas tij, kjo qeveri është e luksit dhe e shpenzimit, dhe nuk ofron alternativa për të dalë nga situata e rënd e krijuar në vend.
Mustafa tutja ka thënëse nuk mund të fajësojmë Komisionin Evropian pse vetë kemi ndërtuar një sektor publik mbi baza politike e të nepotizmit, të paaftë dhe joefiçent për t’u ballafaquar me sfidat e shtet-ndërtimit. .
“Kosova, po ashtu, është radhitur e para në rajon dhe në radhët e shteteve afrikane për nga shkalla e korrupsionit, në kushtet kur kryeministri dhe Qeveria kanë shpallur tolerancën zero ndaj korrupsionit e ku janë të përfshirë dikasteret dhe ministritë më të ndjeshme”, tha në vijim Mustafa, duke shtuar se LDK-ja do të mbështesë shtyllën e ligjit, gjyqësinë dhe prokurorinë që të jenë të pandikuara politikisht dhe të paanshme në zbatimin e ligjit. “Ne angazhohemi që këto institucione, të cilat i përgjigjen Kushtetutës e ligjeve, si dhe qytetarëve të Kosovës, të përgatitën dhe ta marrin sa më shpejt përgjegjësinë e plotë për zbatimin e ligjit dhe për shtetin ligjor”. /Indeksonline/