E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i zgjerimit në BE Sannino takohet sot me krerët e shtetit

Drejtori i Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, Stefano Sannino vijon ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të takohet me krerët më të lartë të vendit.
 

Në vizitën e tij të dytë në Tiranë Sannino do të diskutojë me krerët e vendit për plotësimin e 12 detyrimeve që Shqipëria duhet të përmbushë që të arrijë të marrë edhe statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
 

Zyrtari i lartë i BE-së Sannino do të takohet sot me kryeministrin Sali Berisha, kreun i opozitës Edi Rama, me diplomatë të akredituar në vendin tonë si dhe me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it.
 

Ndërkohë ditën e djeshme drejtori i zgjerimit për Ballkanin Perëndimor Sannino u takua me kreytaren e komisionit të integrimit Ermelinda Meksi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›