E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri arsye per mos me votue Lulzim Bashen dhe nji arsye per me votue Shoshorin

Mendoj se ka te pakten tri arsye madhore per mos me e votue kete kandidat te PD-se dhe keto arsye nuk kane te bajne as me shtetesine e grues se tij dhe as me faktin se ai vete nuk asht bindes as kur flet dhe as kur hesht. Nuk asht i bindun ai vete per cka thote per si e thote mbasi ne cdo rrokje qe nxjerr prej gojet zbulon pasivitetin e nji instrumenti qe i bindet ne menyre te verbet dikujt.

Thellesisht i disiplinuem dhe i komandueshem ne cfaredolloj distance qe te jete Basha asht kandidati ideal per dikend qe smund te jete njiheresh kryeminister dhe president sekser kryetar i gjykates se nalte leader komunitetesh fetare prokuror i pergjithshem ambasador i SHBA ambasador i BE perfaqsues i interesave te Serbise historian mjek... por qe aspiron pafundsisht ti bajne te gjitha.

Disa prej detyrave ekstra i kryen mrekullisht mire disa perpiqet. Ndonji tjeter ende nuk ka mujte me e marre. Fitorja e tij ma e madhe do te jete kur te emnohet ambasador i SHBA ne Tirane dhe kur te marrin dekretimin si prokuror i pergjithshem. Por le te kthehemi tek Basha.

Te gjithe e dijne se Basha i ka shpetue ndjekjes ligjore per qindra milionat e eurove qe kane avullue gjate ndertimit te rruges Durres-Kukes vetem fale Gjykates se Larte e cila drejtohet prej Shpresa Beces personit qe permendej ne videon e Metes si individe e kontrollueme prej grupit ne pushtet gja kjo e vertetueme prej fakteve konkrete. Kryetarja me nji formim profesional domethanes ne qarkun gjyqesor te Gramshit ne vitet 80 duhet se paku te dorezonte postin per klientelizmin e deklaruem por nuk e bani kete gja.

Vijoi detyren tue e rrite keshtu ndieshem besimin e qytetareve tek nivelet ma te eperme te drejtesise shqiptare. Pengesa e hetimeve ndaj Bashes asht arsye e mjaftueshme qe gjykata qe drejton me dinjitet profesional dhe personal kjo kryetare te jete demokratike ne kuptimin ma te nalte qe ky koncept ka per S. Berishen.

Arsyeja e dyte per te cilen nuk duhet te votohet Basha asht pakti famekeq detar me Greqine. Fale interesimit privat te nji oficeri ne pension dhe reagimit te shoqnise civile ky pakt u bllokue prej gjykates kushtetuese por ministri i jashtem qe kurdisi ne menyre makiavelike kete pakt ishte Basha.

Nuk besoj se Basha asht makiavelik pse nji instrument nuk asht as i mire dhe as i keq ne vetvete por qenja e tij ne ate dikaster lejoi ata qe e donin ate pakt me punue te patrazuem nen rrogoz derisa doli dikush qe ua zbuloi matrapazlleqet e mshehta. Te shkretin z. Pashaj u munduen me e nxjerre fillimisht si te rrjedhun trush e kur vendimi i gjykates kushtetuese bllokoi gjithcka atehere e braktisen - ndoshta perkohsisht - kete tradhti te nalte ndaj atdheut.

Por edhe ceshtja e tradhtise asht e diskutueshme mbasi kusaret nuk kane atdhe ata jane kozmopolite pse i besojne plotsisht vetem mjetit te shkembimit ma anonim qe ekziston pares.

Arsyeja e trete per mos me votue Bashen asht vrasja me 21 janar e kater qytetareve shqiptare akt i rande i kryem kunder cdo ligji dhe rregulloreje qe angazhon forcat e rendit ne rrethana si ato qe u verifikuen ate dite. Basha ka aftesine me u gjend gjithmone ne krye te puneve ne momente kur ndodhin tragjedina. Me 21 janar ai ishte minister i puneve te brendshme dhe si i tille duhet te jepte doreheqjen per vrasjet e asaj dite. Por me sa duket e ndaluen rreptesisht me ba nji gja te tille.

Shqiptaret perpara se me qene te majte apo te djathte jane qytetare. Nji pjese jo e vogel mbeten qytetare edhe mbasi aderojne ne nji parti por ka te tjere qe sjane qytetare as perpara dhe as mbrapa jane thjesht partizane individe me te cilet mund te bahen shume gjana por jo nji shtet modern. Komandanti i partizaneve asht Berisha dhe sic e kane pa te gjithe shqiptaret me te Europa mbete nji anderr ndersa Gerdeci permbytjet vrasjet korrupsioni vjedhjet masive jane te vetmet arritje.

Si asht e mundun qe PD e Berishes nuk pati nji kandidat tjeter pervec Bashes i cili perban nji sfide ndaj ligjit dhe ndaj sensit moral qytetar

Asnji prej keshilltareve zyrtare dhe sidomos jozyrtar te Berishes nuk mberriten me i peshperite nji emen tjeter nji filan fistek qe sdyshohet te kete zhduke 200 milion euro burime tjera flasin per 320 milione qe sasht i implikuem me paktin detar qe sasht pergjegjes moral per vrasjen e 4 qytetareve shqiptar dhe qe ska lane ne mes te kater rrugeve jetimat e disa familjeve shqiptare

Tashma dami asht ba. Un besoj dhe deshiroj qe nji si Basha te sqarojne pozicionin e tij tue u pergjegje perpara drejtesise shqiptare. Dhe me shume gjasa ma shume se shiritin kuq e zi krahaqafe nji i tille ne nji vend normal do te mbante nji uniforme me vija. Por ne nuk jemi nji vend normal jemi thjesht nji vend.

Ndoshta PD-ja keshilltaret dhe ndrikullat e Berishes duhet ti kishin propozue ketij si kandidat per kryetar bashkie ne Tirane nji tiranas nji person me merita te padiskutueshme per demokracine e kam fjalen per zotin Hysen Shoshorin.

Nuk kam parasysh meritat e pergjithshme te zotit Shoshori i cili ka shpernda 41100 trakte antikomuniste gjate regjimit te Hoxhes dhe asht denue fillimisht me vdekje e mandej ka vuejt per vite te tana denimin e kam fjalen per nji trakt te vetem te tijin.

Po nji trakt te vetem pse 41099 trakte te zotit Shoshori kane shkue kot skane lane gjurme ne historine tone vetem nji trakt i tiji i ka ndrrue rrjedhen historise se Shqipnise pse ka arrite me brumose edhe pse 30 vjet mbas leximit te pare antikomunistin ma te zjarrte qe ka njohte historia jone mbas ramjes se komunizmit.

Nji trakt i zotit Shoshori do te meritonte prononcimin e gjithe PD-se per kandidaturen e tij per kryetar bashkie ne Tirane. Te gjithe e kane ndjeke ne tv dhe kane lexue keto dite deshmine e Shoshorit per nji trakt qe ky kishte shpernda ne fakultetin e mjeksise ne vitin 1961 te cilin Sali Berisha e kishte ruejt dhe do tia perplaste ne fytyre ne gjyq ne vitin 1974 tue kerkue varjen ne litar te Shoshorit te mjere.

Ate trakt simbas Shoshorit Berisha e kishte ruejt per plot 13 vjet dhe mbas 13 vjet leximi te se vetmes literature antikomuniste kishte arrite tek denimi me varje i autorit te rreshtave satanike.

Megjithate mbas 17 viteve te tjera perpunimi mendor te atij trakti mjeku fanatik tropojan mberrijti me u ba hero i demokracise shqiptare e tue mos ndrrue asgja do te nderronte gjithcka ne figuren e tij do te bahej mesia i rreme i demokracise shqiptare.

Kete merite dajrexhinjte e Berishes duhet tia njohin Shoshorit pse te pakten Shoshori as nuk ka vjedhe fondet e rruges Durres-Kukes as nuk ka firmose pakte qe cenojne sovranitetin e Shqipnise dhe as nuk ka vra njerez te pafajshem ne mes te Tiranes.

I dashur votues qe don qe Tirana te drejtohet prej nji demokrati te vertete ne vetmine e kabines elektorale mbi emrin e Lulzim Bashes shkruej emnin e zotit Hysen Shoshori sepse njeriu qe drejton sot qeverine shqiptare asht nji uzurpator dhe mban ate post vetem fale guximit dhe vuejtjeve te heronjve si Hysen Shoshori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›