Drejtoria e Shendetit Publik kontroll ne subjektet tregtare per kushtet higjieno-sanitare
Lizeta Duro
Drejtoria e Shendetit Publik gjate kontrolleve te kryera ne disa nga tregjet e Tiranes identifikoi dhjetera subjekte qe nuk plotesonin kushtet higjeno-sanitare per te shitur produkte ushqimore. Mhill Gecaj drejtor i Shendetit Publik tha se per mungesen e kushteve hijeno-sanitare iu eshte dhene paralajmerim per mbylljen e aktivitetit disa prej tyre si edhe jane penalizuar disa te tjere. Keto masa jane marre pas kontrolleve te inspektoreve te Drejtorise se Shendetit Publik dhe jane verifikuar probleme. Ne tregjet si ai afer Qytetit te Nxenesve qe eshte dhe tregu me i madh ushqimor ne kryeqytet u hasen shume probleme nga DSHP. Aty tregtaret i tregtonin produktet ushqimore ne kushte shume te veshtira dhe nuk plotesonin as standardet minimale hijeno-sanitare. Per kete arsye disa subjekte tregtare moren masa paralajmeruese per pezullimin e aktivitetit nese keta te fundit nuk permiresonin kushtet.
Tregjet
Mungesa e higjienes dhe parregullsite e shumta qe kane evidentuar Autoritetet Ushqimore ne tregjet e hapura dhe shitjet ambulante kohet e fundit kane sensibilizuar konsumatoret duke i detyruar ata tiu drejtohen super marketeve apo mini marketeve me te afert per te blere produkte ushqimore te kontrolluara dhe ne kushte te pershtatshme hijeno-sanitare. Kete e pohojne edhe vete shitesit ne tregjet fruta-perimeve apo bulmetore si te Dinamua Pazari i Ri tregu ushqimor te Qyteti i Nxensave tregu afer shkolles Besnik Sykja por edhe ne disa rruge te Tiranes ku shesin shitesit ambulante rezultoi se numri i bleresve ishte shume me i vogel se kohe me pare. Sipas shitesve shitja e produkteve keto dite ka rene ndjeshem. Ata shprehen se kushtet higjeno-sanitare por jo vetem ne te cilat punojne jane vertet te veshtira dhe se shumica prej tyre ishin te gatshem ti jepnin fund aktivitetit duke qene se fitimet nuk u dilnin as per te paguar taksen per vendin ku punonin. Ky duket se eshte dhe problemi qe i ka detyruar bleresit te mos zgjedhin me tregjet e hapura dhe shitesit ambulante per te blere produktet e tyre. Konsumatoret shprehen se preferojne me mire te shpenzojne pak me shume per produktet qe blejne me qellim qe keto produkte te jene te kontrolluara nga instancat perkatese dhe me vulen e sigurise. Shpesh neper qendra shendetesore shtrohen paciente te helmuar dhe shkak per keto perkeqesime shendetesore jane bere edhe helmimet me orgjine ushqimore. Shumica e pacienteve shprehet se produktet ushqimore i kane blere ne tregje te hapura ne shitesit ambulante ose i kane konsumuar ne fast-food. Duket se inspektimet e fundit te autoriteteve perkatese dhe bllokimi i disa subjekteve qe tregtonin produkte ushqimore jashte standardeve kane arritur te sensibilizojne nje pjese te shoqerise ne kryeqytet.
Situata
Shites produktesh ushqimore sidomos fruta-perimesh gjen pothuajse ne te gjithe rruget e Tiranes. Shesin ne ambiente te hapura dhe ne kushtet minimale te higjienes. Ne pak vend i gjen te gjitha llojet e frutave dhe perimeve madje dhe produktet e detit te qumeshtit dhe te mishit. Keto produkte ishin te sistemuara ne arka apo kuti kartoni te cilat ishin te vjetruara. Kjo eshte panorama pothuajse ne te gjithe tregjet e improvizuar ne zonat e periferise. Cmimet vazhdojne te jene te pa perballueshme per konsumatoret. Statistikat e fundit tregojne per nje ngritje te ndjeshme te cmimeve sidomos te frutave dhe zarzavateve. Ne tregun e fruta-perimeve afer shkolles Vasil Shanto ambienti ishte i mbyllur por shume i vogel kjo bente qe shitesit te rinin ngjitur me njeri-tjetrin. Atmosfera ishte e renduar dhe mungonin totalisht kushtet hijeno-sanitare. Mungonin gjithashtu cmimoret gje qe kjo krijonte konfuzion te konsumatoret. Persa u perket cmimeve ato varronin sipas produktit dhe cilesise. Shumica e bleresve aty jane pensioniste. Ata tregojne se blejne vetem zarzavatet me te domosdoshme sepse cmimet e perimeve te stines vazhdojne te jene te paperballueshem per konsumatoret. Gjithashtu ata shprehen se dalin mbas dite per te bere pazar shitesit ulin cmimet dhe keshtu ata kursejne pak me shume sepse sic shprehen dhe vete nuk ua mban xhepi te blejne cilesine. Kete fakt e konfirmojne dhe shitesit qe tregojne se afer mbylljes se tregut detyrohen te ulin cmimin e frutave dhe perimeve per te evituar kalbjen e tyre. Edhe pergjate hyrjes se ketij tregu shesin gjate rruges produkte te prodhuara vete shites te ardhur nga fshatrat rreth Tiranes. Tregtonin kryesisht fruta te ndryshme erza per gatim veze dhe qumesht. Te lena ne toke keto ushqime nuk plotesonin as kushtet minimale te higjienes. Qendronin ne ambient te hapur ne mes te baltes dhe kembesoreve te zones.
11 Nentor 2010