Shoqata per autonomi vendore Projektligji dhunon autonomine e bashkive e komunave

Tirane 11 nentor NOA Update - Shoqata per Autonomine Vendore ka protestuar sot para godines se Parlamentit te Shqiperise duke ngritur zerin mbi masat e fundit te ndermarra nga qeveria duke e denoncuar sulmin me te fundit te qeverise Berisha kunder qeverive vendore nje sulm qe dhunon kushtetuten dhe autonomine vendore ne Shqiperi dhe synon ti coje ne falimentim bashkite dhe komunat e drejtuara nga opozita.
Projekt-ligji mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore synon tu hedhe ne kurriz qeverive vendore barren financiare te korrupsionit me kasat fiskale.
Sipas shoqates per Autonomine Vendore nese miratohet ky projekt-ligj do te rrenoje buxhetet e bashkive dhe komunave duke u shkaktuar atyre rreth 90 humbje ne te ardhurat e veta.
Ne disa bashki humbjet ne buxhetin vendor do te arrijne deri ne 140.
Kreret bashkiake te qyteteve kryesore si Durresi Elbasani Korca Fieri Puka Pogradeci etj ngriten me force zerin e tyre ne mbrojtje te investimeve te perbashketa ne mbrojtje te kontributeve te komunitetit ne funksion te zhvillimit te qyteteve ne vend duke sjelle njekohesisht shembuj konkrete te cenimit qe u behet njesive te qeverisjes vendore andaj sipas tyre ky eshte nje rast flagrant ku korrupsioni qe ka mberthyer pushtetin aktual prek drejtpersedrejti sherbimet qe pushteti vendor u ofron qytetareve.
Gjate fjales se tij ne kete proteste Kryebashkiaku Rama theksoi se e gjithe kjo furi e fundit nisi ne momentin kur Sali Berisha ndjeu se i rrezikohej fitimi i parashikuar nga korrupsioni me kasat fiskale kur tregtaret e Medresese u ngriten ne proteste per ta refuzuar imponimin e ketyre kasave me cmime te larta si askund tjeter dhe ne nje forme si asnjehere me te dukshme e te prekshme korrupsioni per perfitimet e nje njeriu te vetem qe ne kete rast eshte Kryeministri i Shqiperise.
mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/34091-shoqata-per-autonomi-vendore-projektligji-dhunon-autonomine-e-bashkive-e-komunavetitleShoqata per autonomi vendore Projektligji dhunon autonomine e bashkive e komunavetheme blue nickagjencianoa