E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e sportit fakte te reja abuzimesh

Shperfillja e urdherit te ministrit dhe heshtja e drejtorise se sporteve en MTKRS ne lidhje me trajtimin e sportisteve elitare ka qene rregjim i kahershem ne mekete institucion. Nje urdher i leshuar qe ne fund te vitit 2009 ka mbetur pezull dhe nuk ka gjetur asnje lloj kujdesi nga Drejtoria Perkatese e MTKR-se per ti orientuar federatat ne zbatueshmerine e ligjit te sprotit akteve normative per trajtimin e sportisteve elitare.

Qe prej fund-vitit 2009 e deri ne keto momente qe percjellim kete problematike tjeter ne ministri Drejtoria e sporteve hallka kryesore per ndjekjen e urdherave dhe udhezimeve ministrore ka shperillur ne menyre te ndjeshme udhezimin e ish-ministrit mbi gjimnasten elitare Riselda Shehaj. Kjo shkrese eshte pikerisht edhe direktiva ministrore qe i drejtohet federates se gjimnastikes. Por qe nga ai moment e deri me vone Drejtoria e Sporteve e ka lene kete ceshtje ne nje shurdheri te plote burokratike dhe abuzuese pasi nuk ka ushtruar detyrimin e saj institucional dhe ligjor per te cuar deri ne fund udhezimin e titullarit te institucionit per trajtimin e gjimnastes Riselda Shehaj.

Po behet gati nje vit dhe kjo gjimnaste ka mbetur teresisht jashte trajtimit per efekt te lemshit burokratik qe ka lene pezull ne njohjen e federatave sportive Drejtoria e sporteve. Gjimnastja elitare Shehaj ka mbuluar teresisht vete gjate vitit 2009 trajtimin ushqimor dietat e lojerave mesdhetare mbulimin e kampionatit boteror ne Londer te kampionatit ballkanik ne Maqedoni si dhe trainingun stervitor ne Maqedoni. Federata nuk ka perfillur ne asnje cast udhezimin ministror duek mos ndjere ne asnje cast peshen dhe trysnine e akteve nenligjore per trajtimin e sporteve elitare.

Alsat

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›