E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshengritje Erkand Qerimaj i 6-ti ne bote

Peshengritesi shkodran realizoi me sukses pese nga gjashte provat gjithsej. Sidomos ne stilin e shtytjes ai beri nje paraqitje te shkelqyer duke thyer edhe rekordin kombetar me 196 kg. Rekordi i meparshem mbahej nga Ilir Suli i cili dhjete vjet me pare ngriti 195 kg ne kampionatin Evropian te Bullgarise.

Ne proven e pare te shtytjes Qerimaj ngriti me lehtesi 185 kg nderkohe qe prova e dyte me 191 kg e coi ne vendin e katert te cilin e mbajti edhe pas proves se fundit me 196 kg. Ne dygaresh 22-vjecari ngriti gjithsej 351 kg duke u renditur ne vendin e gjashte. Me kete rezultat shkodrani hedh nje hap te rendesishem drejt pjesemarrjes ne Lojerat Olimpike Londer 2012.

2010-09-24 1031

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›