E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtuesi e Milanit të pakënaqur nga Ronaldinjo

Milano - Drejtuesit e Milanit shprehen të pakënaqur nga stërvitjet e brazilianit Ronaldinjo. Mediat italiane publikojnë se ish-fituesi i “Topit të Artë” nuk jep maksimumin në starvitje, dhe ky mund të jetë shkaku i mosaktivizimit të tij në ndeshjet e fundit.

“Lojtarët si Ronaldinjo bazohen vetëm tek talenti i tyre, duke menduar se kjo bën diferencën me të tjerët. Sidoqoftë, në futboll nuk mund të jesh në formë nëse nuk punon. Atëherë nuk mund të shkëlqesh gjatë ndeshjeve”, citohet nga mediat italiane trajneri Karlo Ançeloti.

Megjithëse tek Milani futbollisti Ronaldinjo nuk po gjen hapësirën e nevojshme, ai është thirrur nga trajneri i përfaqësueses braziliane, Karlos Dunga, për dy ndeshjet e radhës, kundër Ekuadorit dhe Perusë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›