E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit e AEL: Veprimi i Duros nuk ishte etik

Manover e Duros ne Qipro, per pagen 90 mije euro me shume

Mesfushori i kombetares shqiptare eshte bere objekt merkatoje ne Qipro. Duro nuk eshte prezantuar me AEL Limasolit dhe ka te ngjare te mos jete pjese e ketij ekipi, me te cilin arriti nje marreveshje paraprake, por me nje ekip rival, ne te njejtin qytet, Apolon Limasol. Vendimi i Klodian Duros nuk eshte pritur mire nga drejtuesit e AEL Limasolit. Rastin e fundit te mesfushorit tone, Klodian Duro dhe historine e tij, se kishte biseduar dhe rene parimisht dakord per te firmosur nje kontrate dhe me pas kur duhej te prezantohej nderroi mendje, drejtuesit e AEL Limasolit e kane percjelle me zemerim te plote. Ata nuk e kane quajtur etike kete gjest te Duros dhe te menaxherit te tij. Sipas faqes zyrtare te klubit qipriot, AEL, Duro ra dakort per te fituar nje page vjetore, prej 150 mije euro, per dy vjet dhe e kishte pranuar permes menaxhereve te tij, madje ceshtja eshte deklaruar e mbyllur. Por menaxheri dhe ish-lojtari i kombetares sone, Rudi Vata ka biseduar me drejtuesit e Apollon Limasolit, me te cilet ka rene dakord, qe Klodian Duro, ne rast se pranon oferten e tyre do te perfitoje 240 mije Euro. Mesfushori, nisur nga kjo oferte e majme nuk ka hezituar, per te nderruar mendje. Pritet vetem vendimi dhe sipas drejtuesve te AEL, rezultati eshte i njohur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›