Lorik Cana: Totenhemi, favorit per te ardhmen
Hamburgu, me oferten perfundimtare prej 6 milione euro duket se e humbi betejen e gjate, per te fituar sherbimin e lojtarit te kombetares sone, Lorik Cana. Kapiteni i Olimpikut te Marsejes e ka kthyer tashme vemendjen nga kampionati anglez. Totenhemi shihet si skuadra favorite per te fituar garen qe te nenshkruaje nje kontrate me yllin e kampionatit francez, Lorik Cana. Lista e klubeve te interesuara per te pronesuar yllin e Olimpikut te Marsejes perfshin edhe tre ekipe angleze, Arsenalin, Evertonin dhe Liverpulin. Cana eshte 25-vjec dhe luan ne rolin e mbrojtesit shkaterrues. Ai ka reputacion si lojtar ne France, teksa ka luajtur per dy klube te medha, PSG dhe Marsejen. Mesfushori ka vendosur te lere me ne fund stadiumin "Voledrom", pas tre viteve karriere, me Olimpikun e Marsejes. Lojtari ka pranuar se dera i eshte hapur per t'iu bashkuar qe ne kete moment Totenhemit. - "Dera per te Totenhemi mbetet e hapur, edhe pse jam dhe me duhet te perfundoj kontraten. Por e kam deklaruar se dua te luaj ne nje kampionat me te forte. Para se te vendos se cili do te jete ekipi i radhes me duhet te flas me familjen time dhe te shoh ne te ardhmen. Pastaj do te vendos." Sipas Canes, nese ai deshiron qe te largohet ne kete moment, drejtuesit e Olimpikut te Marsejes nuk kane asnje arsye pse te mos e respektojne vendimin e tij. - "Destinacioni im i mundshem eshte Gjermania ose Anglia, dy kampionate qe me terheqin me shume," - thote Lorik Cana.