E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtuesit lokalë të PS-së, sot gara në Tiranë

Pjerin Ndreu dhe Bledar Doracaj janë kandidatët, ndërkohë që procesi i votimit ka nisur rreth orës 11:00 në Akademinë e Arteve. Brenda orëve të pasdites pritet që socialistët e rrethit të Tiranës të kenë kryetarin e tyre të ri. Ashtu si krerët e rretheve të tjera, edhe drejtuesi socialist në Tiranë do të jetë automatikisht anëtar i Asamblesë Kombëtare.

Po sot, do të zgjidhen edhe kryetarët e Kukësit dhe Pukës, ndërsa Berati, Durrësi dhe Shkodra do të zgjedhin të hënën. Sipas të dhënave nga selia rozë, procesi i votimit është karakterizuar nga pjesëmarrje e lartë në votime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›