Biblioteka Kombëtare shënon 90-vjetorin e themelimit
Biblioteka madhore e Kombit qëndron e vendosur në memorien kombëtare, jo vetëm si institucion i kujtesës, por edhe si tempull i ruajtjes së vlerave më të spikatura shpirtërore, historike dhe intelektuale të shoqërisë sonë dhe me gjere.
“Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, e themeluar në Korrikun e vitit 1920, përfaqëson institucionin e parë kulturor-shkencor të shtetit shqiptar”, u shpreh ministri Xhaferaj.
Në fillesat e ekzistencës së saj ajo zotëronte një inventar prej rreth 6.000 vëllimesh. Më tej, Biblioteka Kombëtare do të vijonte të konsolidohej e të pasurohej, falë profesionalizmit dhe pasionit të treguar ndër vite, nga drejtuesit dhe ekspertët e saj dhe respektit qe ka treguar për një komponent tejet të rëndësishëm të funksionimit te bibliotekës për publikun.
“Ky 90-vjetor e gjen këtë institucion si pjesë integrale të kulturës dixhitale evropiane dhe botërore. Dhe këto zhvillime nuk janë thjesht mekanike. Produkti më kryesor i këtyre zhvillimeve është përqasja e lire në informacion, që dimensionon një nga arritjet më të mëdha demokratike të shoqërisë sonë”, deklaroi më tej kreu i MRKRS-së, Xhaferaj.
Ne po bashkëpunojmë, cilësoi Xhaferaj, që të mundësojmë një zgjidhje brenda këtij viti, për të krijuar më shumë hapësira për librat dhe për lexuesin.
Në këtë konferencë, Biblioteka Kombëtare prezantoi dhe programin e 90 ditëve që vijojnë, ku do të ketë ekspozita, konferenca, simpoziume, memorandum dhe botime.
Ekspozitat që vijojnë janë: “Shqipëria, vend Shenjtorësh”, në muajin gusht; si dhe “90 raritete në Bibliotekën Kombëtare”, në muajin tetor. Në muajin shtator bëhet dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së përfshirjes së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në projektin global Biblioteka Dixhitale Botërore, përmes Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari dhe Z. James Billington, në cilësinë e Drejtorit të Bibliotekës së Kongresit të SHBA-së.