Drejtuesja e Korpusit të Paqes, Carol Spahn vizitë në Shqipëri

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Drejtuesja e Korpusit të Paqes, Carol Spahn mbërriti në Shqipëri për vizitën e saj të parë zyrtare në vend këtë javë.
“Korpusi i Paqes shënon më shumë se 30 vjet shërbim vullnetar në Shqipëri dhe drejtuesja Spahn do të takohet me njerëz nga i gjithë rrjeti i Korpusit të Paqes për të parë ndikimin e partneritetit tonë”, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.
Spahn do të takohet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner.
Gjithashtu, Spahn do të njihet me vullnetarët dhe stafin e Korpusit të Paqes.
Ajo do të vizitojë gjithashtu disa vendqëndrime të vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe do të hapë një sesion trajnimi për vullnetarët e sapobetuar.