E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtuesja e projektit Rruga e Paqes vritet nga burri

Ngjarja e ndodhur dje pasdite erdhi pas nje sherri banal mes Merites dhe bashkeshortit te saj Panajot Profka i cili me pas qelloi edhe veten me armen e zjarrit.

Merita ishte nje intelektuale drejtuese e projektit te iniciuar nga Presidenti Bamir Topi dhe i mbeshtetur fuqishem nga kryebashkiaku Edi Rama.

Policia e kryeqytetit ben te ditur se mes ciftit ka pasur shpesh konflikte dhe grindje per probleme me parate per shkak te humbjes ne lojera bixhozi apo baste nga Panajoti.

Dje pasdite ata ndodheshin vetem ne banesen e tyre ne katin e katert te nje pallati ne rrugen Lidhja e Prizrenit kur ka nisur grindja qe do te perfundonte me vdekjen tragjike te tyre.

Ata kane perfunduar ne dhome ku ish-gardisti rezulton te kete nxjerre dhe nje pistolete me te cilen ka kanosur dhe me pas qelluar te shoqen. Policia deklaron se ka gjetur prova plotesuese qe konfirmojne skemen e vrasjes se te shoqes nga Panajoti dhe me pas vetevrasjen e tij. Viktimat jane gjetur te vdekur nga djali i tyre.

Projekti Rruga e Paqes u iniciua nga Presidenti i Republikes dhe po zbatohej nga Merita Profka me mbeshtetjen e kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama. Projekti i drejtuar deri me tani nga 48-vjecarja parashikon ndertimin e nje rruge ne Liqenin Artificial e cila do ti kushtohet teresisht lumturimit te Nene Terezes.

2010-09-25 1121

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›