E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Korrupsion me kasat fiskale Bode fsheh koston reale

TIRANE- Partia Socialiste perseriti sot akuzat per korrupsion ne procesin e instalimit te kasave fiskale ne biznesin e tregtareve te tregut te hapur.

Deputeti Eduard Shalsi tha sot se kostoja e vertete e kasave eshte shume here me e ulet se ajo qe tregtaret jane te detyruar ta paguajne dhe qe varion nga 400- 500 euro.

Nga selia roze deputeti socialist akuzoi Ministrin e Financave Ridvan Bode si pjese te skemes se korrupsionit ne krye te se ciles ndodhet kryeministri Sali Berisha.

Shalsi vazhdoi me tej akuzat ndaj ministrit e Financave per fshehje te kostos se vertete te kasave pasi nepermjet kesaj procedure synon te kenaqe oreksin e oborrtareve qeveritare duke punuar ne kurriz te tregtareve.

Perfaqesuesi i partise me te madhe ne opozite akuzoi dhe per ushtrim dhune dhe mashtrim nga ana e qeverise dhe ministrise se Financave ne kurriz te tregtareve te rruges 5 Maji i njohur si tregu i Medresese.
Tregtaret zhvilluan nje proteste tre ditore kunder instalimit te kasave fiskale pasi pretendojne se jane ne treg te hapur. Ata thone se cmimi i kasave eshte teper i larte ne krahasim me vendet e tjera te rajonit. Tregtaret kundershtonin dhe gjobat e vendosura nga tatimet ne rastet e mos instalimit te kasave. Pas bisedimeve me Ministrin e Financave u ra dakord qe afati i vendosjes se kasave te shtyhej deri ne dhjetor dhe se ministria do te negocionte me kompanite e autorizuara per uljen e cmimit te kasave fiskale.
s.g/balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›