Drenas, shpërthimi në Ferronikel, plagosen 5 persona
PRISHTINË-Ferronikeli njoftoi mbremë vonë, se rreth orës 18:30, në furren elektrike numër 1, ka ndodhur një rrjedhje metali nga bërthama ftohëse me ujë.
Si pasojë janë plagosur 5 persona, Fisnik Podrimçaj, Halit Gashi, Nexhmi Sallaku, Skënder Nika ndërsa nuk është mësuar ende emri i personit të pestë.
Lidhur me shpërthimin e njoftuar më herët nga mediat, mësohet se ai ka ndodhur si pasojë e kontaktit të metalit me ujin ftohës.
"Situata është vënë menjëherë nën kontroll. Nuk ka patur lëndime perveç disa djegieve shumë të lehta të 5 personave, të cilët tashmë gjenden në shtepitë e tyre. Puna do te vazhdoje normalisht!”, thuhet në komunikatën e firmës greke që menaxhon fabrikën.
Menaxheri grek i ndërmarrjes nuk ka lejuar hyrjen e mediave brenda “Ferronikelit” , por ka thënë se situata është nën kontroll.
Për ngjarjen ka reaguar vetëm Vetëvendosje. “Ky shpërthim vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së privatizimit të egër, të ndërmarrë prej pushtetarëve, por të kundërshtuar prej punëtorëve e prej qytetarëve që në fillimet e këtij procesi. “Ferronikeli”, dikur një prej gjigantëve të ekonomisë së Kosovës, tashmë është kthyer në një përbindësh mizor, që në mënyrë konstante rrezikon jetën e punëtorëve e qytetarëve të Drenasit, prej ndotjes toksike e prej kushteve të mjerueshme të punës e të prodhimit në shkritore, që shumë shpesh rezultojnë në shpërthime”, thuhet në njoftimin e shtypit të Vetvendosjes.
Ferronikeli është një gjigant ekonomik në komunën e Drenasit, krahina e Drenices, në Kosovën qëndrore.
(d.b/BalkanWeb)