Paketë e tretë ndihme për Greqinë? Barroso: Debati, i parakohshëm
VIENE - Presidenti i Komisionit evropian Hose Manuel Barroso hodhi poshtë mundësinë e një pakete të tretë ndihme për Greqinë, një opsion që po dëgjohet gjithmonë e më shumë ditët e fundit.
“Të parakohshëm dhe të gabuar” e konsideroi Barroso, diskutimin mbi mundësinë e një pakete tjetër ndihme, ndërsa ende nuk është filluar me lëvrimin e paketës së dytë prej 130 miliardë euro për Greqinë.
Në një intervistë me televizionin austriak, në vazhdën e deklaratave të kancelarit të Austrisë për një paketë të tretë për Greqinë, Barroso hodhi poshtë këtë debat. "Unë mendoj se është e papërshtatshme për të folur për një paketë të tretë, kur ne nuk kemi filluar ende me të dytën," tha Presidenti i Komisionit Evropian.
Ai gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e rikonfigurimit të eurozonës. “Evropa ka bërë përparim në adresimin e krizës në eurozonë”, tha Presidenti i KE që vuri në dukje se "megjithatë situata mbetet e brishtë."
Kur u pyet nëse beson që pas një viti eurozona do të ketë anëtarët e njëjtë, Barroso tha: "Kështu mendoj. Kostoja e ndarjes së mundshme, do të jetë dukshëm më e lartë se ajo për të mbajtur të gjithë anëtarët në kuadër të bashkimit monetar”, përsëriti ai.
Jo më larg se dje revista gjermane “Der Spiegel” shkruante se “Greqisë do t’i nevojitet edhe një paketë e tretë mbështetjeje prej 50 miliardë euro në vitin 2015”. Sipas revistës, "Trojka, e cila përfaqëson kreditorët e Greqisë (BE, BQE dhe FMN), kishte shkruar në versionin e parë të raportit të saj, se nuk është aspak e sigurtë që Greqia të mund të kthehet në tregjet financiare në vitin 2015. Prandaj vlerësohej se ka mundësi të nevojitet për periudhën 2015-2020 një ndihmë e re ndërkombëtare në shumën 50 miliardë euro". Sipas “Der Spiegel”, ky paragraf u hoq nga raporti i Trojkës, pas kërkesës dhe presionit të qeverisë gjermane. Lidhje te tjera "Der Spiegel": Trojka kishte propozuar paketë të re shpëtimi për Greqinë