E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dreni, "drejt qiellit të shtatë"

Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, rikthehen me një album, ku preferojnë t’i këndojnë dashurisë si ndjenjë e lumtur që të çon në qiellin e shtatë, e jo si dhimbje që të bën të ndihesh përtokë.
Përderisa në jetë dashuria është miks i të dyjave, Dren Abazi në albumin e ri përfshin vetëm  këngë “te lumtura”. Ditarin artistik të tre viteve të fundit të karrierës muzikore ai e titullon “Afterparty”, për jetën e qejfit pas mesnate.

"Të gjitha këngët janë këngë dashurie. Në një mënyrë apo tjetrën do t’i quaja këngë të qejfit, këngë të celebrimit të jetës. Në fund të fundit dashuria është tema që i këndojmë të gjithë,'' ka thënë Abazi për mediat shqiptare.

Ai është autor i kompozimeve dhe orkestracioneve, ndërsa në album ka tekste të shkruara nga Antigona Qena, për këngën “Ti dhe unë” me Anjeza Shahinin, dhe Olti Curri, për këngët “Pa frymë” dhe “Natën”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›