E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermali: Votimi nuk është i pastër

Festivali “Kënga Magjike 2012”, ditë më parë ka finalizuar edicionin e 14-të në një natë të gjatë çmimesh, në prezantimin e Ardit Gjebresë, me praninë e Olta Gixharit dhe Armina Mevlanit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme, kur këngëtarët e merrnin më me sportivitet garën, këtë vit janë parë më të tensionuar. Momenti i votimit për njëri-tjetrin natyrisht që është ai më delikati, ndërkohë që u duhet të ndajnë miqësinë nga xhelozia, aleancat e vërteta nga ato në dukje të tilla.

Kështu mendon edhe Ermal Mamaqi, i cili megjithëse është i kënaqur nga rezultati, votimin e konsideron si çështje problematike: "Është një problem shumë i madh. Votimi i këngëtarëve nuk është i pastër. Mbart gjithmonë qokën, mërinë, shoqërinë dhe, në fund fare, objektivitetin."

Ai ka konkurruar këtë vit në “Kënga Magjike” me një frazë shumë popullore, "Bëj si di vetë'', që pa dyshim do e bëjë shumë shpejt këngën e tij popullore, të cilën e ka performuar me parakalimin e disa motorëve në skenë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›