E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenica pas Hysenit, Krasniqit, Osmanit e Jetullahut

Me t’iu rikthyer postit të trajnerit në Drenicë, Tahir Lushtaku është hedhur në aksion për ta përforcuar sa më shpejt skuadrën e tij. Trajneri i Drenicës tashmë i ka nis bisedimet me disa futbollistë të njohur kosovarë, të cilët po mundohet t’i bind të vishen kuq e zi.

Lushtaku konfirmoi për Express se tashmë i ka filluar bisedimet me golashënuesin më të mirë në Superligë në sezonin e fundit, Berat Hysenin, e po ashtu edhe me Festim Krasniqin, Përparim Osmani. Ndërkohë, Lushtaku shpreson që sa më shpejt ta bind edhe Labinot Jetullahun t’i bashkohet ekipit të tij.

“Berat Hyseni është objektivi kryesor. Kemi nevojë për një asi lojtari. Unë besoj se mund ta arrijmë një marrëveshje me Beratin, të kënaqshme për të dyja palët”, tha Lushtaku.

“Jam në bisedime edhe me Festim Krasniqin e Përparim Osmanin. Por, do të bisedoj edhe me Labinot Jetullahun. Shpresoj t’i angazhojmë këta katër futbollistë dhe atëherë do ta bënim një skuadër të fortë dhe konkurruese”, përfundoi Lushtaku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›