E Diel, 1 Nëntor 2026

Drevs-Dikoviç: Siguria në Kosovë e brishtë, por e qëndrueshme

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, dhe komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, kanë thënë sot në Beograd se situata e sigurisë në Kosovë është e ndjeshme, por stabile.

“Gjeneralët Dikoviç dhe Drevs kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e Ushtrisë Serbe me KFOR-in”, ka thënë Ministria serbe e Mbrojtjes.

Bisedimet janë zhvilluar në kuadër të takimit të komisioneve të përbashkëta për zbatimin e Marrëveshjes Teknike-Ushtarake.

Takimet e komisionit të komandës së KFOR-it dhe të përfaqësuesve të forcave serbe të sigurisë mbahen rregullisht nga viti 1999.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›