E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampioni botëror i shahut mbron titullin, indiani mposht kundërshtarin

Kampioni botëror i shahut, indiani Visvanathan Anand, ka ruajtur titullin duke mposhtur sfiduesin izraelit, Boris Gelfand, në një raund prej katër lojërash, që është zhvilluar në Moskë.

Qindra tifozë të shahut kanë ndjekur ndeshjen në sallën e Galerisë Shtetërore Tretyakiov.

Fituesi do të shpërblehet me 1.5 milion dollarë, ndërsa humbësi me 1 milion.

Anand ka mbrojtur titullin më 2010 kundër sfiduesit bullgar, Veselin Topalov.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›