“Drift” dhe manovra të rrezikshme në rrugë, video-t në Instagram “marrin në qafë” të rinjtë në Elbasan

Rreth orës 01:30, mjetet tip BMW X5 me targa AB321IR dhe BMW M3 me targa AB111EZ janë dërguar në ambjentet e Komisariatit të Elbasanit. Drejtuesi i BMW X5, shtetasi Hyqmet Tirana, lindur më 21.03.2000, dhe mjeti BMW M3, në pronësi të shtetasit Klinton Mena, janë sjellë me karrotrec pasi drejtuesi i këtij të fundit nuk ndodhej në mjet.
Kjo pas një hetimi fillestar bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale, ku duket se të dyja mjetet po kryenin manovra, drift në rrethin e Bradasheshit më datë 16.02.2025. Për këtë arsye, mjetet janë shoqëruar dhe janë marrë masa administrative për shkeljet e kodit rrugor.
Autoritetet kanë bërë të ditur se procedurat përkatëse do të vazhdojnë, duke u ndjekur për çdo shkelje të mundshme të rregullave të trafikut.
/vizionplus.tv