E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drini dhe Buna dalin nga shtrati, përmbyten disa zona të Shkodrës

Shkodër, 2 Janar NOA Disa fshatra në rajonin e Shkodrës janë përmbytur sot për shkak se prurjet në dy lumenjtë përreth tyre ishin të shumta me pasojë daljen nga shtrati, informon korrespondenti i agjencisë NOA. Mësohet se përmbytje të konsiderueshme regjistrohen në fshatrat e komunës së Bërdicës. Në fshatin Obot, ujërat kanë bllokuar rrugën që të lidh me qytetin e Shkodrës

kurse situatë e ngjashme konstatohet dhe në fshatin Ana e Malit. Burime në prefekturën e Shkodrës, thanë se deri tani flitet për rreth 200 hektarë tokë bujqësore të përmbytur, kurse ende nuk ka të dhëna për dëmtime banesash në zonat e prekura. r.d/r.b/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›