Mbyllet atmosfera festive, Tirana e qetë dhe e zbrazët

Teksa atmosfera festive tashmë ka përfunduar, fishekzjarret dhe zhurmat në rrugët e kryeqytetit ia kanë lënë vendin qetesisë dhe zbrastësisë.
Rrugët e Tiranës janë të boshatisura, ndërkohë që edhe aktivitetet private si dyqane, bare apo restorante kanë preferuar që ditën e sotme ta bëjnë pushim duke bërë kështu që kryeqyteti këtë ditë të bëhet një vend që të ofron pak mundësi zgjedhjeje.
Por festa e ndërrimit të viteve ka bërë punën e saj edhe në një tjetër aspekt. Ndotja si rrjedhojë e mbeturinave të fishekzjarreve, apo atyre ushqimore është e madhe dhe duket se do të kërkohët një punë e madhe nga punonjësit e pastrimit për të çuar kryeqytetin në gjendjen e tij të mëparshme. Edhe kazanët e plehrave janë të tejmbushur si rrjedhojë e konsumit që është bërë një ditë më parë.
Data 1 dhe 2 janar e çdo viti shfrytëzohet nga qytetarët për të bërë vizitat tradicionale tek miqtë dhe të afërmit dhe për të përcjellë tek ta urimet më të mira për vitin në vazhdim.