E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Dajti akuzon policin per vrasjen e Duckollarit

Dritan Dajti flet për herë të parë në sallën e gjyqit për vrasjet e 7 gushtit 2009, ku mbetën të vrarë 4 agjent të policisë dhe një qytetarë.
Sipas Dajtit, oficeri Sajmir Duçkollari është vrarë nga kolegu i tij F.Gashi në momentin e arrestimit tim.
Dy plumbat që i morën jetën Duckollarit, kanë hyrje nga pas shpine dhe dalje para. Në asnjë moment, sipas të pandehurit, ai vet nuk ka qëlluar në drejtim të Duçkollarit.
Ndërkohë, Dajti akuzoj edhe ish-shefin e operacionit të arrestimit të tij, Arjan Mucon, si të implikuar në dy vrasje të tjera.
Gjyqi ndaj tij vazhdon të shtyhet për mungesë të avokatëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›