E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevaret ne paraburgim 72-vjecarja

Vetëvaret në ambjentet e paraburgimit të Burgut 313 në Tiranës, 72-vjeçarja Fatmira Poka. E moshuara ndodhej në paraburgim prej 19 shkurt të vitit të kaluar, kur u arrestua për vrasjen me çifte e bashkëshortit 3 vjet më të vogël.

Sipas policisë në atë kohë, ngjarja në fshatin Xibrakë të Elbasanit, kishte ndodhur për shkak të një grindjeje për motive xhelozie.

Vetëvarja ka ndodhur mesditën e të enjtes, por është mbajtur e fshehtë si nga autoritetet e burgut, dhe policia e shtetit.

Burime të abc news thanë se 72-vjeçarja është konstatuar nga të paraburgosurat e tjera në momentin që ka realizuar vetëvarjen, dhe kanë mundur ta largojnë prej andej, por problemet e astmës së të moshuarës kanë ndikuar që ajo të humbte jetën edhe pse mori ndihmën e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›