E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti, avokati kërkondorëheqjen, gjykata: S'ia pranon

TIRANE- Procesi gjyqësor në ngarkim të Dritan Dajtit vazhdon të mbetet pezull për shkak se askush nuk pranon të marrë në mbrojtje të akuzuarin për vrasjen e 4 policëve më 7 gusht të 2009.

“Eshtë hera e dytë që më caktojnë si avokat kryesisht. Nuk e mbroj të pandehurit Dajti, dorëhiqem nga kjo mbrojtje”- u ka thënë Sajmir Visha avokati i caktuar kryesisht nga Gjykata e Krimeve të Rënda sot trupit gjykues.

Ndërsa Dritan Dajti duke ngritur supet kërkoi t'i caktojnjë një avokat tjetër.

“Kur avokati s'pranon, s'kam çfarë të bëj më caktoni një tjetër. “- u tha Dritan Dajti. Nga ana e tij prokurori i cështjes ka kërkuar që gjykimi të vazhdojë pa avokat.

Pasi u tërhoq gjykata vendosi që ky avokat të vazhdojë mbrojtjen e të pandehurit. Nga ana e tij Vishaj kërkoi largimin e trupit gjykues me arsyetimin se ka mosmarrëveshje mes dy palëve. Trupi gjykues shty seancën për më 1 prill, ndërkohë që një tjetër trup gjykues do të shqyrtojë kërkesë e avokatit.

Dritan Dajti është nën akuzë për vrasjen e katër policëve, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari, gjatë një operacioni për arrestimin e tij më 7 gusht të 2009, në qytetin e Durrësit. Dajti akuzohet se vrau edhe shokun e tij, Ledjon Mara, si dhe plagosi një kalimtar me inicialet F.SH.  Mbi 200 seanca gjyqësore janë shtyrë pasi asnjë avokat nuk pranon të marrë në mbrojtje Dritan Dajtin.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›