“Paçe me gazeta”, Këngë për Fylen e përgëzon Kombëtaren
Të tjera rreth shkrimit VD/Ndiqni emisionin në A1 REPORT!
TIRANE - “O sa mirë me qenë shqiptar”, me thirrje patriotike ka nisur sot “Paçe me Gazeta” pas fitores së bujshme të Kombëtares shqiptare përballë Lituanisë.
Si çdokush tjetër edhe grupi i mëngjesit në A1 REPORT! ka festuar triumfin e kuqezinjve, duke theksuar se performanca e djeshme ishe fantastike me një skuadër të kompletuar si Berisha, Rama, Meh(t)a, Basha dhe Cani.
Mbiemrat e tyre përkojnë me ata të politikanëve dhe për këtë ata thonë se ishte ekip fantastik. Zeneli thotë se “Kjo ishte një nga formacionet më të kompletuara të De Biazit” “Urime çunat e Kombëtares, tani jeni gati për Brazil”, - përgëzojnë ata për fitoren e thellë 4 me 1.
Ndiqni Videon!
Pas entuziasmit prej fitores Çuli kalon në shfletimin e gazetave ku në vëmendje vjen kryeartikulli i gazetës “Sot” ku shprehimisht thuhet “Stefan Fule: Berisha të më shpjegojë arsyet pse më bojkotoi në Tiranë, nuk tolerojmë zgjedhje si në 2009”. Menjëherë pas kësaj vjen komenti i Çulit: “Ky sikur me e pas dashnore Berishën dhe s’i doli në takim”.
Ndërsa me humor thonë se këtë t’ia kishte thënë në 2009 Fyle Berishës dhe jo tani. Nuk mungoi edhe një këngë kushtuar Fyles ku me dajre këndojnë “Bintë shiu pa pushu, ngeli Fylja pa martu”. Kështu me një kritikë thumbuese “Paçe me gazeta” iu lë sërish takim nesër në një mëngjes të veçantë.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)