E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti kerkon si avokat Sokol Kociun qe u lirua pasi u kap per 1 ton kokaine

Tirane 8 tetor 2010 NOA - Gjykata e Krimeve te Renda i ka rrezuar sot kerkesen e te shumekerkuarit Dritan Dajti per te pasur avokat mbrojtes te dyte Sokol Kociun nje prej te denuarve ne dosjen Kokaine.

Kerkesa u be ne seance nga mbrojtja e te pandehurit Dajti Ledia Rama e cila paraqiti nje vendim ne gjykate ku e cilesonte se ai kishte te drejten te bente mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut.

Dy prokuroret e ceshtjes e kundershtuan kerkesen e avokates duke e konsideruar ate jo ligjore pasi Kociu nuk disponon asnje licence.

Kerkesa e Dajtit u rrezua nga Gjykata e Krimeve te Renda. Kociu mesohet te jete edhe truri i mbrojtjes se dosjes se Dritan Dajtit.

47-vjecari Sokol Kociu u denua me 12 vjet burg per veprat penale te trafikut te lendeve narkotike dhe pjesemarrjes ne organizate kriminale.

Ish-oficeri i policise gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme Kociu vuajti ne burg pjesen me te madhe te denimit ndersa i kishin mbetur afro 2 vjet te tjera burgim.

Ai u lirua me 20 maj te vitit te kaluar me kusht nga Gjykata e Tiranes pas nje sere kerkesash te depozituara ne Gjykaten e Tiranes per ulje denimi.

e.r/NOA

LEXONI GJITHCKA RRETH HISTORISE SE DRITAN DAJTITtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/31926-dritan-dajti-kerkon-si-avokat-sokol-kociun-qe-u-lirua-pasi-u-kap-per-1-ton-kokainetitleDritan Dajti kerkon si avokat Sokol Kociun qe u lirua pasi u kap per 1 ton kokainetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›