Vidhnin karburantin e shtetit operacioni Mashinisti arreston 7 punonjes hekurudhe

Durres 8 tetor NOA - Dokumentimi i vjedhjes e tregtimit te karburantit nga punonjesit e Parkut te Mjeteve Hekurudhore ne Durres i ka detyruar forcat e policise se ketij qyteti qe te vene ne pranga 7 punonjes te ketij institucioni.
Lajmi konfirmohet prej tyre per agjencine e Lajmeve NOA duke saktesuar se te ndaluarit jane perkatesisht Bujar Kapaj 53 vjec mashinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore te Durresit Bajram Musici 51 vjec mashinist Fatmir Balla 51 vjec mashinist Fejzulla Gjylbegaj 51 vjec mashinist Shpetim Rexhepi 50 vjec mashinist Gezim orbaxhiu 57 vjec edhe ky mashinist dhe Rezart orbaxhiu 21 vjec i papune.
Ndalimi i tyre u be i mundur ne saje te operacionit te koduar Mashinisti ndersa
ai ishte projektuar ne drejtim te goditjes se fenomenit te shperdorimit te detyres ne ndermarrjet shteterore.
Ne baze te hetimit te kryer nga struktura antikorrupsion ne Durres rezulton se keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin pergjate nje periudhe relativisht te gjate kohore dyshohet te kene pervetesuar sasi te ndryshme karburanti nga ajo e destinuar per trenat e udhetareve e te mallrave te cilen me pas dyshohet tia kene shitur Gezim orbaxhiut dhe djalit te tij.
Me pas keta te fundit kane bere tregtimin ne pika te ndryshme shitje ne Durres te karburantit te vjedhur.
Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe sende te cilat jane perdorur nga keta shtetas ne funksion te ushtrimit te ketij aktiviteti si 2 autovetura 7 telefona celulare si dhe nje shume e konsiderueshme parash.
Vepra penale per te cilen akuzohen keta persona eshte ajo e vjedhjes me ane te shperdorimit te detyres e kryer ne bashkepunim.
Ne vijim struktura per hetimin e krimit po punon ne drejtim te identifikimit te personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet si dhe dokumentimit te plote te ceshtjes.
Materialet proceduriale iu kaluan per hetime te metejshme Njesise se Perbashket Hetimore prane prokurorise se Durresit.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/31934-vidhnin-karburantin-e-shtetit-operacioni-mashinisti-arreston-7-punonjes-hekurudhetitleVidhnin karburantin e shtetit operacioni Mashinisti arreston 7 punonjes hekurudhetheme blue nickagjencianoa