E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti rrëfen ditën e ngjarjes së rëndë: Me vete kisha 150 mijë euro

dajtiKatër vjet pas ngjarjes së rëndë të 7 gushtit 2009, kur katër oficerë policie u vranë në Durrës, gjyqi për këtë çështje vazhdon të zvarritet.

I akuzuari kryesor, Dritan Dajti, thotë për GSH se ditën kur ndodhi krimi, ai kishte me vete 150 mijë euro.

Isha nisur për të takuar vajzën time në plazh. Me vete kam pasur më shumë se 150 mijë euro, që duhej tia jepja dikujt atë ditë.

Kam vajtur në vendin ku ndodhi ngjarja, sepse po takoja një mikun tim.

Në kohën që Gesti (Ergest Xhoxhi, kunati i Dajtit) dhe Ledio (Ledion Mara) zbritën nga Tuaregu, jam qëlluar me armë nga persona civilë.

Menjëherë zbrita nga Tuaregu dhe pashë që isha plagosur në dorën e majtë.

Kur isha larguar rreth 40 metra larg Tuaregu-t, jam qëlluar përsëri me armë dhe jam rrëzuar pak metra larg plazhit.

Pasi më lidhën me kabllon elektrike të një prize treshe, më qëlluan përsëri me armë disa herë për të më vrarë, por më plagosën në shtyllën kurrizore.

Çuditërisht askush nga policët që merrnin pjesë në operacionin e datës 7 gusht 2009 në Durrës, nuk kanë parë se kush më qëlloi mua apo Ledion Marën atë ditë, edhe pse unë jam qëlluar nga më shumë se dy persona dhe me më shumë se dy armë zjarri, në 2-3 vende të ndryshme të vendit të ngjarjes.

Askush nuk ka parë se kur u plagosa unë fillimisht dhe kur u vra Ledion Mara. Askush nga policët nuk ka parë se sa herë më kanë qëlluar mua me armë.

Askush nga policët nuk ka parë se me çfarë armësh na kanë qëlluar mua dhe Ledion Marën atë ditë. Deri më tani policia dhe prokuroria janë mjaftuar me faktin që mua nuk më kanë plagosur policët.

Por prokuroria asnjërin prej dëshmitarëve okularë nuk e ka pyetur se kush qëlloi mbi mua dhe Ledion Marën atë ditë, thotë Dajti.

I pyetur për spekulimet se ai ka bashkëpunëtorë në polici, Dajti thotë: Së pari, nga ana e drejtuesit të operacionit Arjan Muça u pranua para Gjykatës së Krimeve të Rënda, se numri im i celularit ishte në përgjim shumë ditë para ngjarjes dhe rezultatet e përgjimit të telefonit tim janë fshehur. Këtë fakt Arjan Muça e ka dëshmuar në datën 26 shtator 2011, në gjykatë. Së dyti, në fillim të procesit gjyqësor unë kam kërkuar nga gjykata që të merren si prova të dhënat nga kompania celulare për numrat e telefonit të Arjan Muçës, Fatos Xhanit dhe të gjithë policëve të tjerë të caktuar në operacionin e datës 7 gusht 2009, për të parë se me cilët persona kanë folur këta policë, para dhe gjatë operacionit.

Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë, si haptazi të panevojshme sipas gjykatës.

Kushdo që arrin të dëgjojë këto dy fakte, arrin të kuptojë se nuk jam unë personi që fsheh provat apo që ka frikë nga inkriminimi. Në shtator do ti kërkoj gjykatës të më japë përgjimet që i janë bërë celularit tim, meqë drejtoreshë në drejtorinë për përgjimin e telefonave është një familjar shumë i afërt i Arjan Muçës. Sapo gjykata të më japë këto përgjime, unë do ti vë në dispozicion të mediave këto prova, që dhe ju ta shuani përfundimisht kureshtjen se me cilin person kam pasur unë lidhje./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›