Dritan Lamaj mund te jete ekzekutuar nga vrases me pagese

Prokuroria dyshon se vrasësit e Dritan Lamajt kanë ardhur nga Kosova të paguar dhe organizuar nga i dyshuari i arrestuar në Selanik, Arben Frroku.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se i arrestuari Frroku, është organizatori i vrasjes së kryekomisarit, i ndihmuar nga daja i tij Jak Jaku.
Pak kohë para vrasjes, te dy, kanë lëvizur disa herë në Kosovë, ku mendohet se kanë kontaktuar me “vrasësit me pagesë”. Organi I akuzes mendon se pak ditë para ekzekutimit ekzekutoret janë vendosur në Tiranë në pritje të momentit të vrasjes. I dyshuari Jaku, sipas prokurorise është personi që i ka ndihmuar vrasësit për strehim, gjetjen e makinës si dhe i ka shoqëruar në rrugët e kryeqytetit.
Por sipas familjarëve te Frrokut, levizjet ne Kosove arsyetohen me marredheniet tregtare me vendin fqinje. Arben Frroku gjatë një bisede telefonike ne “ABC NEWS” nuk e ka pranuar krimin, duke shprehur gadishmërine për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri. Pavarësisht këtyre deklarimeve, mësohet se avokati I tij grek, I ka kërkuar autoriteteve të drejtësisë që mos të lejohet ekstradimi I Arben Frrokut, për shkak të politizimit të çështjes së tij.