E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe babai vret vajzen e tij 19 vjecare

Largohej shpesh here nga shtepia dhe rikthehej serish, por pasiten e sotme babai nuk e ka toleruar me vajzen e tije dhe e ka qelluar me automatik. Viktime e ketij krimi ne familje eshte Valentima Begu 19 vjec e divorcuar vetem nje vit me pare, ndersa babai vrases nikoll begu 53 vjec eshte dorezuar pas krimit. Nga hetimet e para dhe deshmite e familjareve, Valentina Ishte larguar prej 3 ditesh nga shtepia pa lene asnje adrese dhe eshte rikthyer rreth mesdites. Pas mberritjes ne banese te te atit ka nisur edhe debati mes tyre. Duke mos gjetur asnje menyre komunikimi dhe asnje bindje nga vajza e tije nikoll begu ka marre armen dhe e ka shkrehur mbi 19 vjecaren duke e lene te vdekur ate.Familjaret kane lajmeruar policine, te cilet e kane gjetur brenda ne banese autorin dhe e kane arrestuar ate. 53 vjecari ka deklaruar se vajza e tij nuk i bindej, largohej ne menyre te vazhdueshme nga shtepia dhe kthehej sipas deshires se saj, duke e bere sipas tij situaten e patolerueshme, ndaj edhe e ka qelluar. Babai vrases ka qene ne gjendje te renduar psikologjike, ndersa ka shfaqur shenja pendese per krimin e kryer prej tije.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›