Dritan Prifti: Ilir Meta është i pafajshëm, u pajtuam
TIRANE- Deputeti, Dritan Prifti i ftuar dje në emi sionin “Tonight” të gazetares, Ilva Tare në 'Ora News' pohoi se është pajtuar me kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe se ka zhvilluar me të dy takime pasi gjykata u shpreh mbi çështjen e video- skandalit.
Ju u larguat nga qeveria sepse nuk pranuat të korruptoheshit?
Absolutisht po…
Meta doli i pafajshëm. Keni ndonjë koment?
Ilir Meta është i pafajshëm. Foli gjykata dhe të gjithë jemi të detyruar që të respektojmë gjykatën.
Ishte kurajo për të luftuar korrupsionin apo pazar i prishur?
Do të isha akoma në qeveri nëse do të ishte çështje pazaresh. Jam këtu sepse nuk doja të rrezikoja dhe të bëhesha pjesë e disa gjërave që për mua nuk bëheshin.
Miqësia juaj me Ilir Metën, mik bashkëpunëtor i afërt. Kur u prish miqësia juaj me Metën?
Në atë moment që e morën vesh shqiptarët u prish miqësia jonë me Metën. Nuk është prishur prej meje. Unë kam reaguar vetëm në vetëmbrojtje.
Pse u prish miqësia?
Nuk kanë rëndësi. Këto gjëra ndodhin në jetën e politikanëve. Ka momente prishje. Nuk jam pishman për ato që kam bërë. Asnjëherë nuk kam ndikuar unë negativisht për t’i prishur marrëdhëniet apo relatat me njëri tjetrin. Kam qenë pothuajse 10 vjet me të, pothuajse i pandarë. Në momentet që flasim unë nuk jam në ndonjë prishje, kemi normalizim të marrëdhënieve.
Pra komunikoni, takoheni?
Po. Unë kam arritur dhe do takohem me Metën pas këtyre historive dhe është forcë karakteri kur dy njerëz që kanë kaluar një marrëdhënie të tilfund të takohen.
Kur jeni takuar?
Jemi takuar me insistimin e një miku tonë shumë të mirë të përbashkët që e gjithë kjo miqësi e të shkuarës nuk duhet të hidhet poshtë. Ilir Meta pranoi, unë pranova, kemi qëndruar bashkë në një periudhe, kemi diskutuar, kemi qeshur, kemi bërë debate dhe argumente dhe si përfundim jemi njerëz. Unë nuk bashkohem politikisht me Ilir Metën nuk kam ndonjë plan për tu rikthyer në LSI, nuk kam ndonjë plan për të përfaqësuar LSI-në sepse me atë parti, me këtë person politikisht jam ndarë njehërë e përgjithmonë. Unë mendoj që është forcë që t’i tejkalosh disa probleme që mund ti kesh pasur në një periudhë të caktuar dhe unë për hir të atyre 10 vjetëve që kemi bashkëpunuar bashkë, për hir të familjes sime, dhe një situate më të qetë vendosa që marrëdhëniet njerëzore me Ilir Metën ti normalizoj, por po e përsëris që nuk kemi më lidhje politike me njëritjetrin.
Takoheni, telefonoheni?
Jemi takuar nja dy herë.
Në muajt e fundit?
Sigurisht pas gjithë këtyre historive.
Vazhdoni të rregjistroni biseda?
Çështja e rregjistrimeve ka marrë fund. Nuk do t’i rikthehem as të vjetrave dhe as të rejave.
Keni video të tjera dhe perzonazhe të tjera, i keni këto video apo ishte shantazh, nëse po, ku i mbani?
Unë në politikë kritikohem për sinqeritet të tepërt dhe jo për bllofe dhe mashtrime por kjo çështje nuk egziston më, nuk ekziston më absolutisht asnjë gjë.
A ju përdori opozita?
Mua nuk më ka përdorur askush as dje, sot, apo nesër. Nuk jam politikan që futem në shishe dhe të më përdorë për interesat e veta, pra nuk me ka përdorur opozita dhe Rama. Për të dhënë kontribut në PS ka qënë dëshira ime.
Ku do të jeni në zgjedhjet e 2013?
Unë tani jam në opozitë, nuk jam pjesë zyrtare e PS-së. Në dëshirën time është që të bashkohem në grupin e PS-së dhe të kontribuoj për PS-në tani dhe në zgjedhjet e ardhshme por ky është një proces sepse siç kamlë në dashamirës në PS, kam edhe kundërshtar për shkak edhe të pozicioneve të detyrueshme politike të mëparshme… Por ky është një proces që ka kohën e vetë. Kemi më shumë se gjysëm viti përpara për të kontribuar në zgjedhjet e ardhshme.
Rama ju ka falur për ato që ju i keni thene?
Edhe unë edhe ai mi ka falur.
Ju do të jeni në llogoren që do të jetë kundër Berishës?
Brenda PS-së apo në krah të PS-së. Jam në opozitë dhe në vitin 2013 do të jem kundër Sali Berishës. Jam i majtë me bindje dhe pozicioni im është i prerë. Nuk kam më asnjë dyshim në veten time për këtë pozicion.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)