E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet uzina mekanike në Korçë, punonjësit prej 9 muajsh pa paga

Korçë- Uzinës Mekanike Bujqësore në qytetin e Korçës i është vënë dryni duke iu shtuar kështu listës së gjatë të ndërmarrjeve shtetërore që dalin jashtë funksionit dhe përdorimit. Prej vitesh kësaj uzine nuk i është vënë dorë për ta rikonstruktuar apo mirëmbajtur.

Para viteve 90-të, ajo mbante me rrogë plot 600 punëtorë, por me kalimin e viteve, së fundi në të punonin vetëm 8 persona. Vendimi është marrë nga Bashkia e qytetit të Korçës nëpërmjet Këshillit Bashkiak të saj, të cilët urdhërojnë mylljen përfundimtare të funksionit të kësaj uzine.

Kjo për shkak se prej vitesh ajo nuk arrinte të siguronte asnjë të ardhur dhe amortizimi e ka përkeqësuar së tepërmi duke mos kryer asnjë funksion. 8 punëtorë të kësaj ndërmarje, të cilët prej vitesh kanë punuar atje kanë ngritur pretendimin se mbyllja është bërë me qëllime përfitimi, ndërsa ata nuk kanë marrë as pagat e tyre për një periudhë 9 -mujore. Duke thënë se mbyllja u bë me qëllim tregëtimin e makinerive për skrap.

Ndërkaq mësohet se bashkia nga ana e saj e ka parashikuar këtë objekt në projektin për vendosjen e tregut të qytetit dhe pritet që së shpejti atje të nisë puna për rikonstruksionin e ambienteve.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›