E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritat KESH shmang rritjen e cmimit

Ulja e tarifave per korporaten detyron CEZ-in te mos kerkoje rritje. Sot vendimi

Duket se palet kane gjetur nje konsensus per mosrritjen e cmimit te dritave ne janar te vitit 2011. Gazeta Shqip meson njerin skenar te Entit Rregullator te Energjise ERE i cili prej kohesh ka shprehur sigurine se nuk do te kete rritje te cmimit ende pa nisur negociatat. Garancia qe merrte ERE-ja per te bere deklarata te tilla vinte pikerisht te fakti i perdorimit te ndermarrjes shteterore KESH-it e cila per fat eshte duke rritur te ardhurat nga eksportet e kryera kete vit.

KESH-i ka kerkuar nje rritje te cmimit nga 2.03 leke per kilovat qe eshte sot ne 3.15 leke tarife qe aplikohet mbi sasine e energjise qe i shitet CEZ-it dhe ky me pas ia shet konsumatoreve duke futur shpenzimet e tjera me 7.7 leke deri ne 300 kilovat konsum dhe 13.5 leke mbi 300 kilovat konsum pa TVSH. Nese ERE-ja vendos jo vetem qe mos te pranoje kerkesen e KESH-it por madje ti ule cmimet atehere CEZ-i dhe qeveria do te ishin te kenaqur per marreveshjen.

Zyrtaret e ERE-se per here te pare moren kurajen te deklaronin se nuk do te kete rritje cmimi kur ende nuk kishin nisur negociatat ndersa garancia u vinte nga Ministria e Ekonomise pronare-shtet e KESH-it. Vet korporata eshte duke perjetuar nje situate komode me rritjen e prodhimit duke i mundesuar eksporte te larta dhe te ardhura deri ne 80 milione euro kurse bilanci vjetor 2010 parashikohet te dale me fitime te majme. Per drejtuesit e KESH-it ky nivel te ardhurash nuk mjafton per ta perdorur si mjet per te ulur cmimet e KESH-it per vet faktin se ndermarrja ka borxhe te konsiderueshme deri ne 150 milione euro pa perfshire overdraftet etj.

Gjithsesi ky mbetet skenari me i mundshem ne menyre qe ERE-ja te mbaje premtimin e dhene nje muaj me pare kurse qeveria te kete mundesi te mos rrise cmimet ne kohen e fushates per pushtetin lokal. Vendimi per tarifat e reja te energjise do te merret sot pas mbledhjes qe do te zhvilloje Keshilli Mbikeqyres i Entit Rregullator qe nis ne oren 1000.

CEZ Shperndarja ishte operatori i pare qe depozitoi prane Entit Rregullator te Energjise nje kerkese per rritje te cmimit te energjise. CEZ-i e argumenton rritjen e cmimit me 12 per qind me planin e investimeve qe parashikohet te jene rreth 5 miliarde leke per vitin 2011. Tarifa mesatare per shperndarjen e energjise aktualisht eshte 9.53 leke per kilovat dhe CEZ-i ka kerkuar qe mbi kete tarife te kete nje rritje prej 0.98 lekesh. Drejtori i pergjithshem i CEZ Shperndarjes Josef Hejsek ne seancen publike mbi shqyrtimin e tarifave tha se rritja 0.98 duhet te jete vetem per kompanine qe ai drejton pa perfshire kerkesat e operatoreve te tjere. Edhe dy operatoret e tjere propozimet e tyre i kane justifikuar me investimet apo shlyerjen e detyrimeve. Ne kerkesen fillestare KESH-i kishte parashikuar dy skenare per rritjen e tarifes se energjise. E para ishte ne nivelin 3.79 leke e cila do ti mundesonte kompanise shlyerjen e borxheve te marra ne vitet e meparshme brenda dy vitesh. Ndersa skenari i dyte parashikon nje rritje prej 5.31 lekesh dhe do ti mundesonte kompanise qe te shlyente detyrimet brenda vitit 2011.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›