Xhamia si shenje e lige
Edhe gjate javes qe sa kaloi vazhduan perpjekjet per te futur ne8232thesin e politikes xhamine e re te Tiranes packa se i urti pat thene8232se sfshihet minarja ne thes. Kryeministria njoftonte nje takim te z.8232Sali Berisha me z. Selim Muca dhe shtonte se ne bisede Komuniteti8232Mysliman konstatoi mashtrimin e z. Rama per ndertimin e ketij8232objekti. Nje dite me pas Komuniteti Mysliman pergenjeshtronte me8232terbie kur thoshte se z. Muca i kerkoi Kryeministrit mbeshtetje per8232ngritjen e xhamise nderkohe qe eshte bere publike mbeshtetja e8232Bashkise se Tiranes. Ndertimi i xhamise se re zuri goxha vend ne ligjerimin politik te javes se Kurban Bajramit jo aq per nga sasia e fjaleve qe u thuren sa per nga pesha qe ato moren. Dhe moren peshe kryesisht fale castit te artikulimit. Nje krisme terheq shume me teper vemendje ne qetesine e mesnates sesa ne zallamahine e dites. Ligjerimi per xhamine ligjerim qe mori trajtat e nje dueli mediatik u zhvillua ne nje dite pushimi dhe synonte sidomos veshet e besimtareve myslimane qe atekohe ishin te predispozuar per kremtim solidaritet e miresi. Nje kronike e permbledhur do te ishte diten qe paraprinte festen z. Rama njoftoi se Bashkia e Tiranes kishte gati planin per ndertimin e nje xhamie te re ne kryeqytet. Te nesermen bash ne diten e kremte z. Olldashi doli e tha se z. Rama genjente pasi projekti francez nuk e parashikon xhamine. Me kete rast shqiptoi edhe nje grishje duke perdorur librin e shenjte te myslimaneve Kurani thote qofshin mallkuar genjeshtaret. Besimtaret myslimane nuk duhet ta harrojne kete gje. Po ne diten e kremte nga ledhi i Bashkise zedhenesi i saj iu pergjigj zjarrit me zjarr. Edhe ky sberi dot pa thirrur ne ndihme shkrimin e shenjte jo si citim por si fryme Zoti e falte delen e Perendise qe ka humbur ne kostumin e ministrit te partise. Shihet qarte se ky duel mediatik qe mund te behej edhe te nesermen a te pasnesermen por u zhvillua bash ne zemren e nje te kremteje fetare u drejtohej sidomos myslimaneve. Jo per ceshtje besimi a feje por per interesa te politikes konkretisht te zgjedhjeve qe po trokasin. Palet ne duel benin nje sakrilegj moral per hir interesash thjesht partiake cenonin privacine e mijera besimtareve te drejten e tyre ta perjetojne festen si nje akt shpirteror dhe jo si beleg politik. Eumlshte paradoksale deri ne oksiomoron por gjate Kurban Bajramit besimtaret ishin ne pozita shekullare kurse politika shkelte ne troje religjioze. Besimtaret myslimane festonin ne rrafsh familjar e intim kurse politika perpiqej qe ti grishte apo ti ndersente ne grup per nje kauze te mirefillte politike. Gjetke eshte feja qe rendom hyn ne sinoret e politikes dhe cenon parimet shekullare ne diten e Bajramit politika beri kurban shekullarizmin per hir te votave. Ka qene fat i madh per Shqiperine qe asnjehere gjate historise grupimet fetare nuk kane perkuar me grupime ekonomike politike e shoqerore keto te fundit kane qene kurdohere heterogjene per nga perkatesia fetare. Ne kete fakt do kerkuar edhe nje nga burimet me ujeplota te tolerances sone fetare. Ne ligjerimin politik te Kurban Bajramit besimtaret myslimane te perceptuar si bashkesi fetare u grishen per veprime hegjemone politike. De facto ligjerimi politik i saj dite synoi mbivenien e kufijve fetare me ato politike. Pervoja te shumta ne gjithe boten duke nisur nga Bali duke ardhur ne Irak e Iran e duke mbaruar ne Ground Zero deshmojne se cfantazma zgjon kur e fut politiken ne xhami. Mund te duket se sia vlen barra qirane qe per nje grindje te rendomte mes politikanesh nje nga ato dhjetera grindje qe mbushin cdo muaj news room-et te ngresh zerin e tu biesh borive te alarmit. Hamendesimi ia vlen a sia vlen barra qirane me kujton nje bisede me ambasadorin turk ne Tirane shtate-tete vjet te shkuar. Me nje ndjenje te dukshme pendimi e veteqortimi tregonte se si dy dekada me pare intelektualet turq i shihnin me qesendi prirjet fondamentaliste dhe sua merrte mendja qe aq shpejt do te ktheheshin ne nje kercenim real per parimet shekullare. Vene ne kontekst te ngjashem ligjerimi per xhamine e re mund te merret si shenje e keqe. Shekullarizmi a thene me thjesht ndarja e fese nga politika dhe nga shteti kalimi i saj ne periferi te jetes sociale kthimi i fese ne zgjedhje personale dhe ne dukuri thjesht spirituale e pra shekullarizimi i perceptuar ne keta tregues perben nje strategji efikase per te krijuar ekuilibra e per te forcuar kohezionin social ne nje vend me larushi besimesh fetare e ne nje kohe kur ne rang global po gjallerohen gjithfare fantazmash fondamentaliste. Respektimi dhe perfeksionimi i parimeve shekullare do te ishte produktiv si per shoqerine ashtu edhe per fete qe praktikohen nder ne. Kriza morale me te cilen po perballemi favorizohet nga prirje te skajshme materialiste dhe nga zvetenim i prirjeve shpirterore. Ne8232kushte shekullarizmi fete mund te kontribuojne dukshem per te8232kapercyer kete krize sepse u shtohen mundesite qe te ngushtohen e8232thellohen ne punet e shpirtit dhe keshtu te promovojne me shume8232dashuri solidaritet bamiresi perfeksionim moral etj. etj. Me ane8232tjeter thellimi ne sferen shpirterore do ti ndihmonte fete te8232ktheheshin ne rolin e tyre genuin e te vitalizoheshin. Duhen nje varg8232gjerash qe te arrihen objektiva te tille por nder me kryesoret eshte8232te behet esell politika dhe te heqe dore nga cdo perpjekje per8232instrumentalizimin politik te besimit dhe besimtareve.